Sofia ose Sofja (nga gr. Σοφία - urtësi) njihet dhe nderohet si shenjtore si nga Kisha e Lindjes, ashtu edhe e Perëndimit. Kujtimi i saj festohet më 17 shtator në Kishën Ortodokse, dhe në 15 maj në atë katolike romake.
Këto martire të shenjta banonin në Itali, në mbretërimin e Adrianit (117-138). Ato e kishin prejardhjen nga një familje e pasur dhe e devotshme. Nëna e tyre, Sofia, i rriti në besim, shpresë dhe dashuri, sipas emrave që u kishte dhënë. Për to dëgjoi edhe perandori, i cili, kur mësoi se ndodheshin në Romë, dërgoi ushtarët që t’ia sillnin. Pa moshën e tyre të njomë dhe u habit kur vuri re qëndrueshmërinë e madhe të besimit. Duke menduar se ato rezistonin kundër tij sepse i jepnin forcë njëra-tjetrës, ai mori në pyetje secilën më vete.[1]
Besa, (Pisti), që ishte 12 vjeçe, doli e para përpara tij. Ajo i hodhi poshtë me trimëri fjalët e tiranit dhe foli me përbuzje kundër veprimeve të tij shumë të dhunshme e komploteve kundër të krishterëve. Perandori dha urdhër ta torturonin, e më pas t’i prisnin kokën.
Shpresa (Elpisi), që ishte 10 vjeçe, u soll e dyta përpara perandorit. Edhe atë e vranë me shpatë, pas shumë torturash.
Dashuria, (Agapi), motra e tretë, ishte vetëm 9 vjeçe, por kishte të njëjtën qëndresë dhe kurajë si motrat e saj. Përfundoi gjithashtu me martirizim.[2]
Sofia u mundua të qëndronte e fortë, por e mbingarkuar nga hidhërimi njerëzor, disa ditë më vonë, dha shpirt mbi varrin e tyre.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search